Trajneri i Barcelonës: Ja kush është fajtori për humbjen e sotme!

Trajneri i Barcelonës: Ja kush është fajtori për humbjen e sotme!

  08 May 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se ai është fajtori kryesor për debaklin e pësuar sot në ‘Anfield’ nga Barcelona.Skuadra e Liverpoolit ka bërë çmendurinë në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi ka përmbysur Barçën në ‘Anfield’.Liverpool ka mposhtur Barcelonën me rezultatin e thellë 4-0, për të përmbysur fitoren e Barcelonës 3-0 në ‘Camp Nou’, përcjell GazetaBlic.

Trajneri i Barcelonës tha se tani ekipin e presin disa ditë të vështira, por ata duhet të qetësohen dhe të mendojnë për sfidat e ardshme.“Nuk e di se si do të ndikojë tek unë, trajneri duhet të marrë përgjegjësinë, unë jam fajtori më i madh për këtë”, tha fillimisht ai.Është shumë e dhimbshme për ne, sidomos për tifozët tanë, është viti i dytë radhazi që po ndodhë e njëjta gjë.”

“Kur zhvilloni ndeshje si kjo do të pasojnë më pas edhe disa ditë të tmerrshme në vijim. Ne duhet të qetësohemi”, përfundoi ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.