Choirul Huda, portier i skuadrës nga Indonezia, Lamongan, ka gjetur vdekjen pas një përplasje me bashkëlojtarine e tij.
Huda gjatë një ndeshje të vlefshme në Superligën e Indonezisë ndaj Persels, u përplas me lojtarin e tij pas të cilës përplasje kishte vetëdijen dhe pas ndihmës mjekësore vazhdoi ndeshjen për ta ndihmuar skuadrën e tij në fitoren 2:0.
Ai gjeti vdekjen pak orë pas ndeshjes në një spital të afërt, dhe në njoftimin e lëshuar nga spitali thuhej se vdekja ka ardhur si pasojë e lëndimeve në kokë dhe qafë gjatë ndeshjes.