“Tradhtia” e Vetëvendosjes dhe lidhjet e Sadri Ramabajës me organizatën kriminale “Syri i Popullit” – Ky është rrëfimi i djalit të tij!

  09 Nov 2017

Një muaj nga koha kur ish- kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Sadri Ramabaja, ka provuar të ikë nga vendi me dokumentacion të falsifikuar duke qenë si i dyshuar nga ana e Prokurorisë Speciale për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë, djali i tij Taulanti ka vendosur t’i sqaroj shkaqet që e kanë detyruar babain e tij të veproj në atë mënyrë.

Mosmbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe inforamcionet nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës se “jeta e Sadri Ramabajes është në rrezik”, kanë qenë dy prej arsyeve kryesore që sipas djalit të ish-kandidatit për deputet të VV-së e kanë shtyer atë drejtë një “vendimi të gabuar”, siç e ka quajtur Taulanti.

“Babi ka marrë informata se është jeta e tij në rrezik. Dikush nga AKI-ja ia ka kumtuar atij lajmin se kujdesu se jeta jote është në rrezik.  Por mënyra e ftesës së prokurorisë ka qenë e pakapshme, me të dërgu ftesë për paraqitje në prokurori mbi akuza për terrorizëm dy javë më herët, është diçka e pakuptimtë. Ky pasi që është në Vetëvendosje, ftesa ka shkuar edhe atje por ata kanë heshtur. Atij i janë bërë bashkë shumë: frika, mosmbështetja e VV-së dhe shtytjen e fundit ia ka dhënë kjo informata nga AKI që e ka detyruar të marrë një vendim shumë të gabuar”, ka deklaruar ai për “Gazeta Blic”

E lidhja e Ramabajes me atetnatorin e tentimvrasjes së avokatit Azem Vllazi, Murat Jashari sipas Taulantit ka qenë në mënyrë rastësore, kjo pasi që sipas tij që të dy kishin shërbyer në ilegalizëm në të mirë të vendit.

“Ata kanë qenë koleg në ilagele në LPK. Me të e di që nuk ka pasur shumë takime, megjithëse disa herë janë takuar. Por me qenë se ata janë njohur duke qenë pronë e shoqërisë ata kanë pasur disa takime, ndonëse paskan qenë në kohë dhe në vend të gabuar”, tha ai.

Taulant Ramabaja

Ndërkaq, baza e dyshimeve nga ana e Prokurorisë së Shtetit ndaj Sadri Ramabajes, sipas djalit të tij ka për prapavijë politike.

“Unë personalisjt mendoj se këtu ka private dhe personale ndaj babait. Pasi që ai ka shkruar dy libra që i takojnë përiudhës së paraluftës, çfarë ka ndodhur në atë kohë me krahun politik të UÇK-së si u formua. Shumë njerëzve që janë në politikë këto shkrime nuk u kanë pëlqyer, por ai gjithmonë e shpreh mendimin e tij pa autocenzur. Por gjithmonë kemi pasur kërcënime si familje nga njerëz të ndryshëm. Kërcënimet i kemi marrë nga adresa anonime dhe konkrete, të cilat i kemi dërguar në polici por kurgjë nuk është ndërmarrë”, u shpreh Taulanti.

Ai tutje ka rrëfyer se janë ndjerë keq emocionalisht kur kanë mësuar për akuzën për terrorizëm ndaj babait të tij.

“Tmerrësisht keq e kemi pranuar lajmin kur kemi mësuar se babai po akuzohet për terrorizëm. Akuzat janë shumë të ngjashme ashtu siç kanë qenë në atë kohë kur ishte burgosur politikisht. Ai personalisht ndihet i thyer emocionalisht, sepse e ka dhënë një jetë për çështjen e Kosovës, prej protestave, shkrimeve për Kosovën e të tjera”, tha Taluanti për “Gazeta Blic”.

Ai ka shtuar më tej se dyshimet e Familjes së RAmabajës lidhur me organizatën kriminale “Syri i Popullit”, kanë qenë se ajo është më shumë fiktive dhe si e tillë është shfrytëzuar për të njollosur veprimtarinë e babait të tij Sadriut.

“Së pari, dyshimet tona familjare janë që kjo organizatë është fiktive dhe i vetmi njeri që është i përfshirë në këtë organizatë ai tashmë është i shtrirë në psikiatri. Ai person siç duket e ka bërë një listë të gjatë me emrat e personave që ka dashur t’i vrasë dhe në bazë të kësaj del që kjo të ketë qenë organizata më e madhe në Kosovë. Në atë listë janë shkruar shumë emra përfshirë edhe ai i babit, ku është shkruar si ideolog për çka më pas është marrë në intervistë nga hetuesia si i dyshimt”, shtoi ai.

Së fundmi lidhur me rastin e Ramabajes, është iniciuar një peticion për lirimin e tij. Në këtë peticion thuhet se ish i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, Sadri Ramabaja akuzohet padrejtësisht nga organet kompetente në krye me prokurorin Sylë Hoxha. I njëjti prokuror ka udhëhequr rastin e të ndjerit Astrit Dehari dhe katër aktivistëve të tjerë të VV-së që akuzohen për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Momenti i arrestimit të ish-kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Sadri Ramabaja

“Akuzat e pabaza ndaj Prof. Dr. Sadri Ramabajës janë kryekëput politike, me qëllim të dëmtimit të figurës dhe veprimtarisë së tij politike dhe kombëtare. Duket sheshazi se kjo akuzë bëhet për qëllime politike dhe personale, si kundërpërgjigjje ndaj veprimtarisë së pakompromis kombëtare të tij që nga demonstratat e vitit 1981 e deri në ditë të sotit. Oponentët politik i ka shqetësuar shumë teza e doktoranturës së prof.Ramabajës “Federata Shqiptare”, por edhe recensionet e tij për librat e autorit Ibrahim Kelmendi: “Atentatet” dhe “Sfida e radhës”. Në këta libra shpaloset e vërteta për LPK-në dhe për krijimnin e UÇK-së, e cila i shkërmoç pandemhat e ndonjërit nga të fuqishmit e politikës së vendit se historia e çlirimit të Kosvës fillon dhe përfundon me ta”, thuhet në peticion.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.