Totaj e zbulon: Ja si mund ta përmbysim rezultatin në Prizren

  22 Nov 2017

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj ka deklaruar se numërimi i votave më kusht mund të sjell fitore për këtë parti.

Totaj ka thënë për “Gazeta Blic”, se diferenca me kundër kandidatin e tij Mytaher Haskukën është shumë e vogël, dhe votat më kusht mund ta ndryshojnë shumë shpejt rezultatin.

“Duke bazuar në diferencën e vogël të votave, dhe tu bazu në atë që votat me kusht janë në numër të madh ka mundësi që të ndryshohet rezultati, kështu që po e presim numërimin dhe rezultatin final”, ka pohuari ai.

Ai ka shtuar se përveç kutive me vota me kusht, ka edhe disa kuti që janë në karantinë, për shkak të dyshimeve, dhe numërimi i tyre do të ndikojë në rezultat.

“Janë edhe 5 kuti në karantinë për shkak të dyshimeve të mos respektimit të procedurave, pres që të numërohen dhe shpresoj që kemi me u nda të kënaqur me rezultatin final”, ka thënë Totaj

Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor të Kosovës, kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka ka dalë i pari me vota kështu duke grumbulluar gjithsej 25 mijë e 509 vota, ndërsa Totaj ka marrë mijë e 180 vota.

Numërimi i votave me kusht do të fillojë ditëve të ardhshme.