Tokë në Gllogjan e shtëpi në Dragodan për veten, e Kosovën do ta falimentojë

  21 Dec 2017

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka komentuar vendimin e kryeministri për rritjen e pagave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ai përveç që ka bërë 69 zv/ministra e qindra e këshilltarë, tashmë ua ka rritur rrogat atyre dhe vetes, përcjell Bota sot.

Avdyli ka thënë se Ramush Haradinaj do ta falimentojë Kosovën, derisa për vete ka tokë në Gllogjan e shtëpi në Dragodan.
Image

Postimi i plotë:

RAMUSHI:Jo vetëm që bëri 69 zv ministra e qindra këshilltarë koti, tash edhe ua rriti rrogat atyre dhe vetes.
Fali milionat për shfrytëzimin e paligjshëm të ujit.
Dhuron qindra mijëra Euro pa bazë ligjore. I morri milionat e Sigurimeve shëndetësore për pagat per veteran. Edhe sa vendime tjera skandaloze do e presin këtë bugjet te shkretë.
Tokë në Gllogjan e shtëpi në Dragodan për veten e Kosovën do ta falimentoi.
Rrezik që Kosova të behet plaqkë e një klani t? papërgjegjshëm.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.