fbpx

Tmerrohen fansat, Kallashi publikon foto me prerje damarësh dhe jep mesazhet e frikshme

  26 Dec 2017

Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si Kallashi, i ka tmerruar të gjithë me pamjet e publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Valltarja nga Kosova ka publikuar disa foto në të cilat shihet një vajzë (që nuk është ajo) që pret damarët, e ndërsa në fotot e tjera janë të shkruara disa mesazhe që tregojnë dëshpërim të thellë.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Kallashi me këto foto, mirëpo ajo që mund të thuhet është se i ka habitur të gjithë pasi ajo njihet si një person që publikon foto provokuese, duke nxjerrë në pah format e saj fizike dhe asnjëherë foto që tregojnë dhimbje apo dëshpërim.