Tmerr i madh pas humbjes, ky është lajmi i fundit nga Milani

  18 Dec 2017

Hera e fundit që Milani realizonte një ecuri të tillë ishte përpara 36 vjetësh dhe skuadra binte nga kategoria.

Mediokritet, është kjo fjala që përmbledh më së miri 17 ndeshjet e para të këtij sezoni në Serinë A për Milanin.

Fillimi me Montelën dhe vazhdimi me Gatuzon duket se nuk e ndryshojnë thelbin me kuqezinjtë që deri tani kanë koleksionuar shtatë fitore, tri barazime dhe shtatë humbje.

Hera e fundit që “Djalli” realizonte një ecuri të tillë ishte përpara 36 vjetësh dhe skuadra binte nga kategoria.

Atë sezon Milani do ta mbyllte me tetë humbje, ndërsa për ekipin aktual dhe ecurinë e deritanishme, disfatat mund të jenë më shumë me Ligën e Kampioneve që duket utopi, ndërsa Liga e Europës bëhet edhe më e vështirë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.