Tmerr! Fero publikon videon e re ‘alla ponografi’! U bënë ‘diss’ Ledrit e Noizyt?
Mund të jetë gjithçka, por veç këngë jo, shkruan GazetaBlic.
Fjala është për publikimin më të ri nga këngëtari i ri në skenë i njohur si, Fero. Për të gjithë që nuk e njihni, Fero konsiderohet si ‘zbulim’ i ri nga grupi “On Records” të cilët ka kohë që po sjellin prurje të reja në grupin e tyre.
Disa po rrinë e disa po shkojnë, kështu qëndron e vërteta në këtë grup i cili vazhdimisht merr kritika për krijimin e këngëve të tyre të cilat shpesh konsiderohen si këngë që nuk kanë kurrfarë vlere muzikore, përpos se janë këngë komerciale që dëgjohen për një kohë të shkurtër.
Është këngëtarja Arta Memedi ajo e cila për “Gazetën Blic” kishte thënë se nuk e ka gjet veten në këtë grup shkaku i asaj se nuk ka pasur më hapësirë për të depërtuar shkaku i numrit të madh të të rinjve që janë futur në këtë grup.
E Fero, i cili për një kohë u bë senzacion i mediave sociale, sidomos facebookut e instagramit, shkaku i mënyrës se si shprehej. Fjalia që një të dytën e përmendte – “A pe din qysh” u bë hit i përqeshjes aq sa e detyruan Feron të nxirrte një këngë, për ta kthyer sadopak imazhin i cili thënë të drejtën i kishte rënë ‘përtokë”.
Vidoklipi të cilin e ka publikuar gati 4 orë më parë e që titullohet “Bakshish” është një videoklip i cili përmban skena provokuese, tepër të nxehta për t’u parë nga audienca e moshës minore. Madje nuk dihet pse YouTube ende nuk e ka bllokuar si videoklip që të mund të shikohet vetëm nga ata persona që kyçen në llogari si 18 vjeçar e më lart.
Pamjet e paraqitura s’duan koment, por edhe teksti po ashtu. Madje Fero ka shkuar aq larg sa t’u bëjë ‘diss’ edhe këngëtarëve shumë të njohur, siç janë Ledri Vula e Noizy të cilët kanë vite e vite që kanë krijuar një karrierë të bujshme muzikore.
Video e publikuar nga Fero, mund ta gjeni në kanalin e”OnRecords’ në YouTube.