Tjeter skandal i Milaim Zekes( dokument)

  05 Oct 2017

Më 4 dhjetor të vitit 2001, atëherë Gjykata Komunale në Prishtinë, kishte nxjerr një aktgjykim kundër gazetarit të atëhershëm, tash deputetit të Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka,  për të liruar një banesë në Prishtinë, për të cilën Zeka nuk kishte asnjë dëshmi se është e tij.

Milaim Zeka ishte vendosur në këtë banesë në vitin 2000, nën pretekstin se ai e kishte paguar për banesën një shumë prej 30 mijë markave gjermane, por nuk kishte se si ta dëshmojëkëtëpasi që nuk kishte kontratë të shitblerjes dhe personit që kishte thënë se i ka paguar këto para, e kishte mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Zekën.

Sipas aktgjykimit të vitit 2001, Zeka ishte detyruar ta lirojë banesën në sipërfaqe prej 66.35 m2, që gjendej në rrugën “Nënë Tereza”, në afat prej 15 ditësh dhe t’ia dorëzojë pronarit real, Adem Veseli, i cili e kishte bërë padinë kundër Zekës për uzurpim të banesës.

“Detyrohet i padituri Milaim Zeka, nga Prishtina që paditësit t’ia liroj nga njerëzit dhe sendet dhe t’ia dorëzoj në posedim banesën e cila gjendet në Prishtinë, rr. “Nënë Tereza”, nr. 24., banesën nr.6, në sipërfaqe prej 66.35 m2, krejt këtë në afat prej 15 ditësh, nga plofuqishmëria e aktgjykimit, e nën kërcënim të përmbarimit me dhunë”, thuhet nëvendimin e gjykatës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.