Ti je profiter lufte!

  30 Sep 2017

Milaim Zeka na paska përmendë varg e vijë, përfshi edhe mue, në mënyrën e tij të fëlliqtë, si çdo herë, me shpresë se tash e rritë konfliktin edhe me anëtarët e tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke e përdorë teknikën e Arbanës e Boratit, duke u viktimizue e përgjithësue. Edhe normal, si attention whore që është, me terhjekë vëmendjen kah ai, për përfitime politike.

Të kam thanë, Milaim, edhe ma herët: edhe vetë jam vulgar kanjiherë (por veç me ata që me ofendojnë), amo vulgariteti im është shumë i sofistikuem edhe kurrë unë e ti s’mujmë me u krahasue! Arsyeja është e thjeshtë. Ti je njeri i keq, je rrenc, shpifës, qebesa edhe hajn, rrin me hajna, e han me hajna. Je gazetar i keq, e politikan i poshtër. Je abuzues i grave edhe flet flliqtë veç për me e terhjekë vëmendjen prej shumë të këqijave që i ke ba në jetë.

Unë nuk jam asnjë nga ato. Unë shaj vetëm me e luftue të keqen e njerëzit e këqij siç je ti me dostat tu, që e keni kapë këtë vend.

Me dhunën nuk pajtohem kurrë. Kurrën e kurrës. Qoftë verbale, apo fizike. Por besoj në Karma, Milaim. Çdo send në këtë jetë, po tu kthejka në këtë jetë. Grushti nuk është zgjidhje për ty asnjiherë, por drejtësia, oh, drejtësia një ditë ka me ju ndjekë, e ka me ju zanë.

Për fund, veç spjegoja publikut se qysh ka mujtë dikush që ka ndejtë në prehën të Millosheviqit, me qenë edhe luftëtar në Koshare? Madje, me fotot e mia si ushtar ke ba edhe pare, kur ia ke shitë Daily Mail-it. Kur kurrkush nuk ka lejue me folë me neve, meqë ishim në repartin e ndërlidhjes edhe përgjimit, më i ndjeshmi në brigadë, ti ke ardhë me direktivat nga naltë edhe i ke zbulue sekretet e Betejës së Koshares, duke i rrezikue jetët e ushtarëve, për me ba pare prej lajmeve ekskluzive.

Ti je profiter lufte, Milaim. Ndërsa unë jam shumë i sofistikuem për ty.

n

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.