Theret me thike nje Shqipetar dhe nje serb
Bijteë e tyre po luanin futboll për dy ekipe të ndryshme, kundër njëri tjetrit ndërsa baballarët e tyre, njëri shqiptar (Emini 51 vjeçar) e tjetri serb (Ivica, 48) kanë sulmuar njëri tjetrin me thika.
Kjo ka ndodhur në Hamburg, në muajin prill të këtij viti, ku dy të rinjtë luanin për ekipet e juniorëve të klubeve të tyre respektive, shkruan bild.de.
Sot, para trupit gjykues ka qëndruar Emin R., i cili duhet të përgjigjet për tentim vrasjeje dhe për shkaktim lëndimi të rëndë trupor.
Kosovari, baba i dy fëmijëve, sipas prokurorisë e ka goditur kundërshtarin e tij serb nga pas në kokë, pastaj e ka shqelmuar dhe në fund e ka sulmuar edhe me thikë, transmeton albinfo.ch. Serbi është dashur t`i nënshtrohej një operacioni emergjent.
Edhe djali i dytë i shqiptarit, një 14 vjeçar duket të jetë përfshirë.
Avokati i shqiptarit në fillimin e procesit ka deklaruar se klienti i tij ishte viktima në këtë rast dhe se akuza është e njëanshme. Ndërsa vetë i akuzuari ka thënë: “Ai më ka sharë në vazhdimësi nënën dhe motrën. Po ashtu më ka fyer mbi baza etnike. Pastaj ai mu hodh në qafë. Ai më goditi befasisht me grusht në shpatull. Ne po rriheshim si fëmijë. Unë e kam goditur dhe shqelmuar po ashtu, përcjell albinfo.ch. Por thika? R. thotë se kurrë nuk bart thikë me vete.
“Mua nuk më duhet thika”, është shprehur ai. Ndërsa i pyetur se mos djali i tij ka pasur thikë me vete, Emin R. nuk ka pranuar të flasë.