fbpx

Thellohet ndarja në VV: Tash një deputet i reagon Liburn Aliut

  13 Dec 2017

Njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të partisë, Visar Ymeri, pas intervistës së dhënë sot nga ai, ku ka folur për përçarjen e partisë.

Reagimi i Aliut nuk i ka pëlqyer deputetit Fisnik Ismaili, i cili është munduar t’i mbajë ligjëratë atij për procedurat e brendshme partiake.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është përpjekur t’i shesë mend njërit prej themeluesve të partisë, për procedurat e brendshme.

Nëpërmjet një komenti, Ismaili i është ankuar Aliut për një shkrim të tij në Facebook, ku ky i fundit i reagoi ashpër kreut të partisë, Visar Ymeri.

“Liburn, me e thirrë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, vyjnë 40 nënshkrime të anëtarëve të KP. Kjo, në statut të Lëvizjes është, së paku mue po më duket, pikërisht mënyra më demokratike për me e thirrë mbledhjen në këto raste”, ka thënë Ismaili.

“Besoj se 40 nënshkrime mblidhen menjiherë, pa pasë nevojë me shpërfaqë tutje në publik mosmarrëveshjen në Kryesi”, ka thënë ai.

 

Fisnik Ismaili-Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje
“Unë nuk jam vetë në Kryesi, edhe mendoj se asnjë takim s’ka kuptim pa dalë Albini prej burgut, por nëse mendon se duhet mbledhje e KP-së, s’po kuptoj pse s’po i mbledhë 40 nënshkrime, edhe, pa statusa në Facebook, e pa nevojë me e shqetësue publikun, me e thirrë mbledhjen sipas statutit të Lëvizjes”, ka shkruar Ismaili.