Thaçi tregon si e detyruan dhe mashtruan ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale

  25 Dec 2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e kanë detyruar ndërkombëtarët që të themelohet Gjykata Speciale përmes Kuvendit të Kosovës, por thotë se për këtë gjykatë ai mban ende mendimin e njëjtë sikurse në vitin 2015.

Thaçi, i cili kishte bërë të pamundurën që Gjykata Speciale të mandatohet në Kuvendin e Kosovës, tash është bërë kundërshtari kryesor i saj. Ai ka thënë se përveç detyrimit, ndërkombëtarët ishin zotuar se me aprovimin e kësaj gjykate, Kosova do të përfitonte themelimin e Ushtrisë, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UNESCO, INTERPOL dhe në Këshillin e Evropës, shkruan Periskopi.

Por thotë se asgjë prej këtyre gjërave nuk ndodhi.“Realisht atë që e kam menduar në vitin 2015, e mendoj edhe sot. Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj Kosovës, edhe ndaj UÇK-së. Ndërkombëtarët na kanë detyruar, me kërcënimin se do të marrin masa tjera drastike në raport me vendin.

Dua ta potencoj diçka: nuk ka gjykatë që e lëndon luftën time për Kosovën. Ka qenë detyrimi ndërkombëtar, dhe e dyta zotimi i ndërkombëtarëve se Kosova lëviz drejt ushtrisë, drejt liberalizimit të vizave, anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Asnjëri zotim i ndërkombëtarëve nuk ndodhi, edhe pse Gjykata Speciale u aprovua”, tha Thaçi në Klan Kosova, shkruan Periskopi.Presidenti foli edhe për nismën e Organizatave të Dala nga Lufta për peticionin e nënshkruar nga 15 mijë persona

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.