fbpx
Thaçi tregon se ku do të jetë pasi ta kryej mandatin e presidentit

Thaçi tregon se ku do të jetë pasi ta kryej mandatin e presidentit

  12 May 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Gazetën Dita ka folur për çështjet e fundit politike në vend.

Ai gjithashtu është deklaruar për të ardhmen e tij politike. I pyetur se ku do të jetë pas disa viteve, Thaçi ka deklaruar se ai do të jetë aty ku ishte gjithmonë, sipas tij, duke punuar për Kosovën dhe shqiptarët.

“Pyetja është se ku do të jetë Kosova pas disa viteve. Shpresoj dhe besoj që do të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së, së bashku me Shqipërinë dhe tërë rajonin tone”. – ka deklaruar presidenti Thaçi.