fbpx
Thaçi tregon se çka foli në telefon me John Boltonin

Thaçi tregon se çka foli në telefon me John Boltonin

  13 May 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me thirrjen telefonike që pati gjatë ditës me Këshilltarin për Siguri në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Thaçi ka qenë i rezervuar në shpjegimet e tij, por megjithatë ka deklaruar se e ka siguruar Boltonin se Kosova do të flas me një zë, gjë të cilën e ka kërkuar edhe Presidenti Trump.

Ai ka shprehur bindjen se dialogu do të përfundojë me një marrëveshje gjithpërfshirëse, që siguron njohjen e dyanëshme dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.

Thaçi nuk ka harruar që në përfundim të fjalive të tij të shënojë inicialet e emrit, edhe pse emri i figuron në llogarinë e tij. /Periskopi

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton.

Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump.

Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme.