Thaçi takon Ramën në Tiranë, bën një deklaratë për ta nxitur reagimin e Gjuriqit
Pak para takimeve me liderë ballkanikë dhe Mogherinin, Hashim Thaçi thotë se me Edi Ramën foli për bashkim kombëtar.
Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Tiranë bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka takuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.
Thaçi pak para takimeve që po mbahen si përgatitje para Samitit të Brdo-Brionit, ka shkruar se me Ramën diskutuar për hapjen e kufijve mes Kosovës e Shqipërsisë.
Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Presidenti që pas pak pritet të takohet në Tiranë me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, thotë se në takimin me Ramën folën për’ nevojën e korrigjimit të padrejtësive ndaj shqiptarëve’.
“Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, reagon sa herë që politikanët shqiptarë flasin për bashkim kombëtar dhe ide të tjera si kjo e hapjes së kufijve. /Express/