Thaçi për Mujë Krasniqin: As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës

  14 Dec 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar dëshmorin Mujë Krasniqi në 19 vjetorin e rënies së tij.

“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Komandant ‘Kapuçi’ me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.