Thaçi: Nëse AAK e Nisma i qëndrojnë besnik qëndrimit të tyre dhe i bashkohen LVV, atëherë marrëveshja e demarkacionit nuk kalon

Analisti politik, Jusuf Thaçi ka reaguar pas raportimit të komisionit të Shpejtim Bulliqit, raporton Gazeta Blic.

Nëse AAK e Nisma i qëndrojnë besnik asaj çfarë kanë thënë gjerë tani për demarkacionin dhe ju bashkohen deputetëve të Vetëvendosjes atëherë sipas Isufit është e sigurt që kjo marrëveshje nuk mund ta marrë ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit:

Raporti (gjetjet, konstatimet dhe përfundimet zyrtare) i Komisionit të udhëhequr nga z. Bulliqi për “Vlerësimin e punës së ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë – Mali i Zi (2012 – 2015)” ofruaka mjaftueshëm fakte e argumente se Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën.

Tani, nëse AAK (me 9 deputetë) dhe Nisma (me 6 deputetë) i qëndrojnë besnik qëndrimit të tyre dhe i bashkohen LVV-së (me 32 deputetë) kundër kësaj marrëveshje, atëherë është e sigurt që kjo marrëveshje nuk mund ta marrë ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës.