Thaçi: Katalonja nuk është Kosovë

  03 Oct 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Katalonja dhe Kosova janë dy raste që nuk duhet të krahasohen. Thaçi ka thënë se rasti i Kosovës dallon nga ai i Katalonjës.

Po ashtu, presidenti, në një intervistë me RTK-në, deklaroi se as Spanja nuk e ka rastin e njëjtë sikurse Serbia që e kishte me Kosovën.

“Siç e kanë deklaruar të gjithë bota demokratike, Katalonja paraqet një rast specifik. Natyrisht se Beogradi përpiqet ta krahasoj Kosovën me çështje të ndryshme në botë. Megjithatë, mund të them se Spanja nuk është Serbi, por as Katalonja nuk është Kosovë”, ka deklaruar Thaçi.

“Janë raste të pakrahasueshme, dhe qëndrimi i Kosovës në këtë rast është i njëjtë me ato të Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar presidenti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.