Thaçi: Ja cili politikan në Serbi për mua është patrioti më i madh

  26 Oct 2017

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjatë takimin të fundit me Mike Pence i kishte thënë atij se në prill do të dalin me propozim konkret për të ardhmen e Serbisë në raport me Kosovën.Lidhur me këtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se sa më shpejt që të lirohen serbët prej së kaluarë së tyre mitike që ju kanë sjellur vetëm humbje, aq më mirë për ta.‘’Se si do ta menaxhojnë dialogun është punë e tyre.

U bëj thirrje që të punojnë për përparim, për një marrëveshje pëfunimtare që do ti normalizonte marrëdhëniet e dy shteteve.’’, ka thënë ai në Klan Koosva, transmeton PeriskopiNdërsa Thaçi është shprehur skeptik se ka ndonjë lider në Serbi që e merr guximin dhe hapin që ta njohë Kosovën.

‘’Ai politikan serb që ka guximin qytetar ta pranojë dhe ta njohë Kosovën, për mua është patrioti më i madh në Serbi sepse do ta merrte një vendim edhe në favor të vetë Serbisë’’, shtoi presidenti Thaçi.