Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e ish-përfaqësues së PE-së, Ulrike Lunacek.“Është e domosdoshme që Demarkacioni të kaloj në Kuvendin e Kosovës.
Nëse duam që liberalizimi i vizave të ndodhë, atëherë duhet të kalojë Demarkacioni.
Qëndrojë fuqishëm pas atij nënshkrimi dhe mendojë qe ka qenë i drejt. Kemi vlerësimin e komisionit, kemi vlerësimin e NATO-së”, përfundoi Thaçi.
Ai gjithashtu potencoi se ngadalësimi i kësaj çështje është i dëmshëm.
Ndryshe, gjatë ditës se djeshme ish-përfaqësuesja e PE-së në Kosovë, gjatë konferencës përmbyllëse ka akuzuar presidentin Thaçin, ministër i punëve të jashtme atëherë për nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi, pa marrë paraprakisht miratim e Parlamentit të Kosovës.