Thaçi flet për deklaratat e Nasim Haradinajt

  25 Dec 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se është e papranueshme deklarata e kryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, për aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Thaçi ka thënë se deklarata e Haradinajt ëdhtë e papranueshme, edhe pse deklaroi se nuk e ka dëgjuar deklaratën, por e ka lexuar në media.

“Unë nuk e kam dëgjuar, mirëpo nga ajo që e kam lexuar mendoj që është e papranueshme ajo deklaratë.

Por, sa i përket nismës së Veteranëve të UÇK-së mendoj se është demokratike dhe e drejtë”, ka thënë Thaçi.Nasim Haradinaj deklaroi javën e kaluar se “nuk ka lidhje nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.