fbpx

THAÇI: DY ARSYET PËRSE E MBËSHTETA GJYKATËN SPECIALE NË VITIN 2015

  25 Dec 2017

“Nuk është puna tek gabimi, por ka qenë kërcënimi i partnerëve ndërkombëtar”, u shpreh Presidenti Thaçi për Klan Kosovën.

Thaçi: Dy arsyet përse e mbështeta Gjykatën Speciale në vitin 2015

Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale është një e padrejtë historike ndaj shqiptarëve të Kosovës, por Presidenti i Kosovës ka thënë se kishte dy arsye përse e kishte mbështetur votimin e kësaj gjykate në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2015.

“Nuk ka Gjykatë që lëndon integritetin dhe dinjitetin e UÇK-së”, ka thënë Thaçi. “Është padrejtësi historike ndaj shqiptarëve të Kosovës”

Thaçi ka thënë se në vitin 2015 e kishte mbështetu Gjykatën Speciale për shkak të detyrimit nga partnerët ndërkombëtar dhe zotimit të tyre për disa procese në të cilat parashihej të kalonte Kosova, shkruan Insajderi.

“Nuk është puna tek gabimi, por ka qenë kërcënimi i partnerëve ndërkombëtar”, u shpreh Presidenti Thaçi për Klan Kosovën.

“Nën një ka qenë detyrimi dhe e dyta ka qenë zotimi ndërkombëtar. Zotimi i tyre se me këtë lëvizje Kosova lëviz drejt themelimit të ushtrisë dhe lëviz më shpejtë drejt procesit të liberalizimit të vizave”, deklaroi Thaçi.

Thaçi tha se ka ndryshuar mendje për Gjykatën Speciale, sepse këto premtime të partnerëve ndërkombëtar nuk ishin realizuar. “Por këto nuk ndodhen”, deklaroi Thaçi.