fbpx

Thaçi: Albin Kurti nuk është thjesht një individ, është frymë

  08 Dec 2017

Analisti Jusuf Thaçi ka shkruar rreth profilit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe rolit të tij të madh në këtë parti.

Thaçi thotë se Kurti nuk është vetëm një individ, por edhe frymë pa të cilën nuk mund të frymojë Lëvizja.Ai thotë se pa Albin Kurtin, Vetëvendosje nuk do të ekzistonte.

Ja shkrimi i plotë i tij në Facebook:Albin Kurti me vizionin, intelektin, moralin, idealizmin, guximin, vullnetin, këmbëngulësinë, parimësinë, sakrificën, humanizmin dhe aktivizmin e tij e ka ngritur Lëvizjen Vetëvemdosje nga hiçi deri këtu ku është sot.

Pa Albin Kurtin Lëvizja Vetëvendosje as nuk do të ekzistonte e as nuk mund të ekzistojë!Lehtë e kanë ta luftojnë Albinin ata që janë ngritur lart pikërisht duke u fshehur pas emrit, punës, vlerave dhe meritave të tij, sepse Albini nuk është ruajtur prej tyre, por një minimum etike do ta kërkonte që së paku t’i shpallin “luftë publike” Albinit kur ai është jashtë grilave.

Sidoqoftë, të tillët duhet ta dinë që Albini nuk është thjesht një individ, është frymë pa të cilin nuk mund të frymojë Lëvizja Vetëvendosje. E fryma nuk është e nuk mund të mbahet brenda grilave!