Tha se qeveria Haradinaj është bërë regjisore filmash, por kjo është shuma që Mustafa kishte ndarë për një gjë të tillë

Tha se qeveria Haradinaj është bërë regjisore filmash, por kjo është shuma që Mustafa kishte ndarë për një gjë të tillë

  12 Mar 2019

Edhe pse seanca e jashtëzakonshme për sot ishte thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare dhe shpenzimet e paparashikuara, ajo ka marrë një kahje tjetër, shkruan Gazeta Blic.Një përplasje mes deputetës së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi me shefin e Grupit Parlamentar të LDk-së, Avdullah Hoti “devijoi” qëllimin e kësaj seance.Bujupi kërkoi sqarim për një vendim të Qeverisë së Isa Mustafës për ndarjen buxhetore për Qendrën Kinematografike të Kosovës, të cilat sipas saj nuk janë shpenzuar.

Për këtë, Hoti tha se qeveria Mustafa nuk ishte regjisore filmash. Akuzoi qeverinë Haradinaj për një gjë të tillë.“Qeveria e atëhershme nuk është bërë regjisore e filmave siç është tash. Qendra thotë mos me regjistrua e këta vazhdojnë. Nuk jemi bërë regjisorë si Haradinaj cilin film me financu”, tha Hoti.Mirëpo, një dokument i lëshuar nga koha sa i pari i LDK-së, Isa mustafa ishte kryeministër shihet se ai kishte ndarë mjete buxhetore prej 250 mijë eurove për ealizimin e planit për subvencionimin e projekteve filmike nga Qendra Kinematografike e Kosovës

Sipas këtij vendimi që qeveria Mustafa e kishte lëshuar më 23 mars 2016 shihet që “Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nënprogrami Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100 kategoria ekonomike e rezervës dhe transferohen në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit me kod organizativ 207, nënprogrami Përkrahja Institucionale për Kulturën me kod 80300, në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere”Më poshtë vendimi i plotë:

Qeveria e Kosovës në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4. dhe të nënit 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjshmërisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren nr. 07/ 2011 dhe nenit 19 të rregullores së Punës së qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 09/2011, në mbledhjen e mbajtur më 23 mars 2016, nxjerr këtëVENDIM1. Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250.000 (dyqindepesëdhjetë mijë) euro, për realizimin e planit për subvencionimin e projekteve filmike nga Qendra Kinematografike e Kosovës.2. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nënprogrami Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100 kategoria ekonomike e rezervës dhe transferohen në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit me kod organizativ 207, nënprogrami Përkrahja Institucionale për Kulturën me kod 80300, në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere.3. Obligohet Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.4. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.