
Tetë gënjeshtrat e nënës në momentët më kritike të jetës!
Me lejën e Zotit do të trajtojmë një histori ku protagonisë kryesorë të saj janë një djalë i varfër por tashmë i pasur dhe nëna e tij. Tashmë në një moshë madhore ky njeri me dashuri të madhe kujtonte tetë momentet kryesore të jetës së tij. I zhytur në detaje ai këto momente i klasifikoi si tetë gënjeshtrat e nënës ndaj tij. Vazhdon historia dhe tregonte se: “ Lindja në një familje të varfër! Unë isha i vetmi djalë në atë familje aq të varfër saqë në shtëpinë tonë ushqimet nuk ishin të pranishme çdo dite por ndodhte ndonjëherë që të kishim disa gjera bazë! Në atë sofër të vakët me ushqime, përkah meje qëndronte nëna e cila pasi përgatiste ushqimet pjesën e saj e hidhte tek pjata ime! Unë i habitur e shikoja dhe mendoja: “ Nëna punoi gjithë ditën, është e lodhur si mundet të ma japë mua pjatën e saj?!” Pa e pyetur, nëna më thoshte: “ Haje edhe pjatën time biri im sepse un nuk jam e urritur!” Kjo ishte gënjeshtra e saj e parë! Dashuria e madhe që kishte për mua bënte të haronte urinë!
Ditët, muajt dhe vitet kaluan dhe unë u rrita disi! Pranë shtëpisë kishim një lumë dhe nëna pasi mbaronte të gjitha punët e shtëpisë, ashtu siç ishte e lodhur shkonte pa përtuar në lumë me qëllimin të zinte peshq qw un si moshatarët e mi të ushqehesha me ushqime të shëndetshme. Më kujtohet një moment ku falë Zotit, zuri disa peshq. E lumtur nxitonte drejt shtëpisë dhe priste me padurim që t’i gatuante. Pasi e gatoi një peshk e vendosi tek pjata ime. Mua po më shijonte aq shumë peshku saqë kjo gjë po dukej dhe nga mënyra sesi po e haja! Papritur pashë që në pjatën time u shtua edhe një peshk tjetër. Ishte peshku i nënës. Ngrita kokën, pash që sytë e nënës vezullonin nga dhembshuria e madhe që kishtë për mua dhe e bindur më tha: “ Biri im, haje edhe peshkun tim sepse ti e di që nëna jote nuk e ha peshkun” Kjo ishtë gënjeshtra e saj e dytë. Pavarsisht se nëna imë nuk kishte problem rreth ngrënies së peshkut ajo dëshironte që unë të ushqehesha shëndetshëm. U rrita me lejën e Zotit dhe mosha ime tregonte qe duhej të shkoja në shkollë. Ne ishim një familje e varfër dhe si pasojë nuk mundet të blinim dot as mjetet shkollore por as të ndiqnim vazhdimësinë e shkollës. E shtrenjta nëna ime, nuk mund të duronte dot që djali i saj i vetëm i rritur mes varfërisë të ngelej pa shkollë! Mori guximin dhe kërkoi punë për të më siguruar shpenzimet e shkollës. Më pas u punësua shitëse tek një tregëtar. Në një natë dimri, shiu binte me dënesë në gjithë vendin. Sytë e mi ishin ngulur tek dera dhe mezi prisja të hapej dera që brenda shtëpisë të shikoja nënën time. Kaluan shumë momente dhe ajo derë nuk po hapej. Vendosa të dal jashtë për të kërkuar nënën time sepse ajo nuk po vinte.
Mes errësirës dhe shiut pash dikë e cila ecte në rrugët plot ujë! E ndjeva që ishte nëna ime edhe i thira: “ Nënë! Eja në shtëpi, je lodhur shumë” Ajo kur më pa u lumturua shumë, më puthi dhe më tha: “ Biri im! Nëna jote nuk është lodhur fare” Kjo ishte gënjeshtra e saj e tretë sepse un dalloja shenjat e lodhjes në fytyrën e saj! Pas përfundimit të vitit shkollor erdhi koha e provimeve. Atë ditë dielli ishte shumë i nxehtë dhe temperaturat ishin të larta. Nëna ime me këmbngulje më shoqëroi deri tek obori i shkollës. Unë hyra brenda në klasë të kryeja provimin ndersa nëna ndenji jashtë në diellin përvëlues. Pasi mbarova provimin, dola jashtë dhe në një cep të shkollës pashë nënën time e cila mbante në duar një shishe freskuese. Shkova afër, më dha një përqafim të ngrohte plot mëshirë, më puthi dhe më ofroi pijen freskuese. Kur nëna më përqafoi vura re që faqet e mia ishin lagur nga djersa e nënës! Hodha vështrimin lart dhe pashë që nëna ishte mbuluar në djersë nga vapa e madhe që kishte. I ofrova pijen freskuese ta pinte por ajo direkt më tha: “ Pije ti biri im se je lodhur nga provimi, nëna jote nuk ka etje.” Kjo ishte gënjeshtra e saj e katërt. Ajo kishte më shumë nevoje se unë të pinte pijen freskuese por përsëri dashuria e saj e madhe ndaj meje e mposhti etjen. Nuk kaloi shumë kohë dhe na ndëroi jetë babai! Gjendja sa vinte dhe vështirësohej më shumë. Pesha dhe përgjegjësia e familjes rëndonte tek nëna. Pranë kishim xhaxhain por edhe ai ishte i varfër si ne. Unë isha i vogël dhe nuk isha gati të punoja. Familja kishte nevojë për një burrë që ta mbante dhe të siguronte shpenzimet minimale të familjes. Fqinjët e ndryshëm e këshillonin shpesh-herë nënën të martohej por përgjigja e saj ishte e njëjtë: “ Unë nuk kam nevojë për dashuri dhe shyqyr Zotit jam e aftë të përballoj shpenzimet e familjes” Kjo ishte gënjeshtra e saj e pestë! Të gjithë këtë ajo e bëri që unë të mos ndihesha në keq me nje njeri të huaj! Vitet kalonin dhe unë mbarova fakultetin. U punësova në një firmë private dhe kisha një pagesë mjaft të mirë. Mund të përballoja të gjitha shpenzimet i vetëm. Nëna tashmë kishte hyrë në një moshë të thyer , shëndeti ishte dobesuar dhe si pasojë nuk mundet të punonte më shitëse rrobash por ajo filloi të shiste perime në treg. Pas pak kohësh ajo nuk kishte më fuqi të punonte. Unë një pjesë të pagës vendosa t’ia jepja nënës sime e cila kishte sakrifikuar aq shumë për mua! Përgjigja e saj ishte e njëjtë! Ajo përsëri më gënjeu duke më thënë: “ Biri im! rruaji të hollat sepse do krijosh familje, mua më mjaftojnë këto që kam!” Kjo ishte gënjeshtra e saj e gjashtë. Isha rritur në një familje të varfër por situatat që kisha kaluar nuk më zbehnin ambicjet të bëhesha dikush, por përkundrazi. Mora guximin dhe vazhdova specializimet duke u bërë shumë shpejt një njeri me pozitë. Firma ku punoja më ofroi rritje në detyrë dhe vendosën që unë të kaloja në një ndër vendet e zhvilluara të Europës. Sa i lumtur ndihesha! Tashmë nëna ime do të jetonte në luks, do jetonte mes ushqimeve të shumta, do të pushonte dhe do relaksohej. Më padurim shkova dhe i tregova nënës fjalën e mirë por përgjigja ishte e njejtë. Ajo më tha: “ Biri im, djali im i vetëm! Shko dhe jeto nëna jote nuk mundet të vijë me ty sepse nuk jam mësuar me jetë luksoze.” Kjo ishte gënjeshtra e saj e shtatë! Dëshira e saj ishte e madhe të vinte me mua, aq më tepër në kushte luksoze por ajo nguroi të vinte sepse nuk donte që ajo të më bëhej barrë mua! E si mundet të mos mbaja nënën time kur ajo kishte sakrifikuar aq shumë për mua?! Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqeshë. Zemra m’u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur… Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: „Biri im, mos qaj, unë nuk kam
dhembje!“… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TETË.
Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.