Tërhiqet presidenti Thaqi!
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në ceremoninë e gradimit të pesë pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim, presidenti Thaçi deklaroi se ai së bashku me NATO-n, janë duke punuar për transformimin e e FSK’së në ushtri të Kosovës. Por për këtë punë, Thaçi nuk ka përmendur ndonjë datë se kur synon të arrihet kjo çështje.
“Si Kosovë synojmë që nga një konsumues i resurseve të sigurisë të NATO-s, të kthehemi në kontribuues për sigurinë në rajon e më gjerë, që së bashku me NATO-n të punojmë për paqen në botë. Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe partnerët tonë që të realizojmë këtë transformim dhe këtë aspiratë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që na është dhënë dhe për besimin që na është treguar”, ka thënë Thaçi.
Ai gjatë pjesmarrjes në ceremoninë e gradimit të pesë pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së ka shtuar se kjo forcë çdoherë po dëshmon se është shtëpi e të gjithëve.
“Sot shënojmë gradimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të gjithë vijnë nga komunitetet jo shumicë, duke e shtuar kështu prezencën e tyre në FSK, dhe duke kontribuar në realizimin e aspiratës që kemi për forcën tonë të sigurisë”, theksoi presidenti Thaçi. Thotë se kanë kaluar trajnimet dhe testet e parapara këta pesë pjesëtarë të FSK-së nga sot do të mbajnë gradën e nënoficerit të FKS-së, e që sipas tij.
”Trajnimet dhe testet nëpër të cilat kalon çdo pjesëtar i FSK-së janë të përgatitura nga NATO, sipas standardeve të NATO-s. Me këtë synohet profesionalizmi i FSK-së i nivelit të NATO-s”, vijoi presidenti Thaçi.
“FSK-ja me këtë e tregon edhe një herë se është shtëpi e të gjithëve. Me angazhimin e vet gjatë tërë këtyre viteve, FSK-ja tregon se është forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës”, pohoi presidenti Thaçi. Ai më tej tha se FSK-ja ka ngritur nivelin e profesionalizmit dhe përgatitjes në shkallën më të lartë.
“Ka kryer me përgjegjësi, me profesionalizëm, me paanshmëri, çdo detyrë që i është dhënë deri tani. FSK-ja është bërë forcë që gëzon besim nga të gjithë qytetarët”, duke shtuar më tej se “Është bërë institucion që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, për jetë të qetë dhe të sigurte të të gjithë qytetarëve”.
I pari i vendit tha se duke parë këto të arritura të FSK-së, jemi të bindur se kjo forcë është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, detyra të reja, dhe të kontribuojë për paqen e sigurinë përtej Kosovës.
Kreu i shtetit tha se “Ambasadorët e Këshillit Veri Atlantik, gjatë vizitës së tyre këtë muaj, në Kosovë, dëgjuan për të arriturat e FSK-së”, duke shtuar më tej se jemi mirënjohës për vizitën dhe për konfirmimin e bashkëpunimit që kemi marrë nga ambasadorët.