fbpx

Tentuan ta arrestonin një burrë, polici godet me elektroshok kolegun e tij (Video)

  29 Nov 2017

Tentuan ta arrestonin një burrë, polici godet me elektroshok kolegun e tij (Video)

Ky është momenti kur një polic është goditur me një elektroshok nga një koleg i tij, pasi çifti po tentonin të arrestonin një burrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur policët ishin thirrur në një raportim të dhunës në familje dhe ndaluan një veturë, në të cilën besonin se gjendej njeriu i përfshirë.

Ndërsa i dyshuari refuzoi të tregonte letërnjoftimin, oficerët vendosën ta arrestonin atë, duke e tërhequr atë nga makina në qytetin e Riverside në Ohajo, SHBA.

Dhe derisa ai rezistonte, njëri deshi ta qëllonte me elektroshok – por gabimisht goditi kolegun e tij. /Telegrafi/