“TË GJITHË JANË ME ALBININ, FITORE E MADHE PO NA PRET” – DEPUTETJA E VV-SË

  09 Dec 2017

Lidhur me përcarjen dhe me ofendimet e fundit që janë bërë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Ajo përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë, duke shtuar se Kurti është me të gjithë dhe të gjithë janë me Kurtin.

Ajo ka shtuar ka thënë se “fitorja e madhe po na pret” pa sqaruar se për çfarë e ka fjalën.

“Flini të qetë. Lëvizja VAZHDON. ALBINI është me të gjithë, TË GJITHË janë me Albinin. Ndërhyrjet nga jashtë nuk do t’i tolerojmë. Fitorja e madhe na pret”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi.com

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.