fbpx

‘’Të gjithë ata që e duan Kosovën, le të bëhen bashkë rreth Vetëvendosjes’’

  09 Dec 2017

Anëtarja e Vetëvendosjes, Hatixhe Latifi-Pupovci ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në këtë parti, duke thënë se janë dëshpëruese për tërë anëtarësinë, por edhe gjithë qytetarët e vendit.Latifi-Popovci shkruan se VV është partia e vetme në Kosovë që rreth vetes ka njerëzit më të mençur dhe idealistë të vërtetë.

Sipas saj, kushdo që e ka nisur përçarjen brenda partisë, nuk ia do të mirën VV-së, por as këtij vendi.Ajo bën thirrje që mirëdashësit e Kosovës t’i lënë anash fyerjet e arrogancën dhe të bashkohen rreth idealit të quajtur Vetëvendosje. Ja postimi i plotë në Facebook:Të dashur miq,Në jetë kurrë nuk jam rreshtuar për interes timin. Zakonisht në çdo rrethanë jam me të dobëtin sepse dua që me me përkrahjen time ta forcoj në momentet më të rënda për të. Për nga natyra jam person që e ndjek perfeksionin e mundshëm dhe prandaj edhe reagoj për të arritur atë. Kam reaguar në vendin e punës sa herë që kam menduar se diçka nuk është në rregull. Kam reaguar për padrejtësitë, keqpërdorimet e dallaveret në Universitet.

Kam reaguar për keqmenaxhimin brenda QKUK. Kam reaguar për keq organizim brenda Komitetit të shëndetësisë në Vetëvendosje. Kam reaguar, shume kam reaguar brenda grupit të asamblistëve për punë të pamjaftueshme brenda Komunës me friken time të vazhdueshme se mund të humbim në zgjedhjet komunale. Kam reaguar dhe do të vazhdoj të reagoj sa herë mendoj se me reagimin tim mund të kontriboj në zgjidhjen e ndonjë problemi. Do të vazhdoj të reagoj edhe sot për tërë këto që po ndodhin në Vetëvendosje.

Vetëvendosje është partia e vetme në Kosovë e cila ka mbledhur rreth veti njerëzit më të mirë që ka Kosova. Në çdo parti ka njerëz të mirë por Vetëvendosje në radhët e saj ka përqindjen më të madhe të tyre.

Njerëz me vlera morale e njerëzore, të pa korruptuar e idealistë të vërtete brenda të dy krahëve të Vetëvendosjes, qofshin ata me Albinin apo me Dardanin ?Ajo çfarë ka ndodhur kohëve te fundit në Vetëvendosje është edhe e keqe edhe dëshpëruese për tërë antarësinë por edhe më gjërë, për të gjithë qytetarët e ndershëm të Kosovës. Thyerjet në kohën kur Vetëvendosje është në Zenit është e keqja me e madhe qe ka mundur ti ndodhë Kosovës. Se cila është “pala” që e filloi thyerjen nuk e di por cilado që të jetë, ajo nuk ja do të mirën Vetëvendosjes dhe Kosovës përkundër faktit se mund të ketë menduar të kundërtën.

Asnjë thyerje brenda partive nuk ka nxjerre fitimtare. Te gjithë kane dalur humbës dhe e pikëlluar po e them se me kete qe ka ndodhur në VV humbëse me e madhe mund të del Kosova. Prandaj, i lus të gjithë ata që e duan vertete Kosovën që të lën anash arrogancën, fyerjet, mendjemadhësinë dhe ambiciet e ulta për pushtet që të bashkohen rreth idealit të quajtur Vetevendosje!