fbpx
Të dy nga Gjilani, por a ishte kjo arsyeja e sherrit me Dudën? Zbulohen pamjet kur Fero komentonte grupin Double G

Të dy nga Gjilani, por a ishte kjo arsyeja e sherrit me Dudën? Zbulohen pamjet kur Fero komentonte grupin Double G

  14 May 2019

Mesa duket pas sherrit të ditëve të fundit mes reperit Duda dhe Fero fshihet një histori që fillesat i ka që nga vendi i tyre i lindjes: Gjilani.

Të dy reperët janë lindur nga i njëjti vend ku dhe kanë fillesat e karierrës së tyre.

I ftuar në “Radio Prishtina” në një moment moderatori i thotë se kë ka pasur si referencë nga reperët e vjetër të këtij qyteti dhe Fero komenton se në vendin ku u rrit ishin dy grupe që bënin Hip-Hop: Double G me Dudën në krye dhe Shtacat.

Fero thotë se ai ka pasur miq nga të dyja kampet, por në të vërtetë i pëlqente më së shumti muzika nga kampi tjetër i Shtacave edhe pse nuk kanë qenë shumë të famshëm.

Kjo shihet edhe si komenti i parë publik që Fero ka bërë në lidhje me Dudën, i cili njihet si pjesëtar i Double G dhe me shumë mundësi mund të jetë “fitili” i sherrit midis tyre.

Në minutën e 6:45 mund të gjeni deklaratën e Feros.