TË ARDHURAT QË DO TË PËRFITOJNË HARADINAJ DHE VESELI PAS PËRFUNDIMEVE TË MANDATEVE

  23 Dec 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me një vendim që ka marrë ditë më parë, ia ka rritur vetit pagën në 2950 euro në muajt. Ndërkaq zëvendëskryeministrave numri i të cilëve arrin 71 në qeverinë e tij, do të përfitojnë nga 2 mijë e 500 euro, shkruan Insajderi.

Por pavarësisht pagës mujore që Haradinaj do të fitojë sa mban postin e kryeministrit, ai nga ky post do të fitojë edhe pasi do të largohet nga ky post. Kjo me ligjin për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, që është në fuqi që nga viti 2008 i garanton përfitimin e 70 për qind të pagës.

Haradinaj që nga muaji dhjetor merr 2 mijë e 950 euro në muaj, ndërkaq pas përfundimit të mandatit, Haradinajt do të merr 2 mijë e 65 euro pa punuar fare.

Por Haradinaj për të përfitojë këtë shumë duhet të qëndrojë së paku gjashtë muaj, shef i qeverisë.

Bazuar në pagën bazë, të cilën e merr edhe kryeparlamentari i tanishëm, Kadri Veseli, rreth 2 mijë e 700 euro, pas mandatit në Kuvendin e Kosovës, ai do të paguhet nga shteti 1889 euro, si dhe do të gëzoj privilegjet tjera ligjore.

Përveç pozitës së kryeministrit nga ky ligj përfitojnë edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ish-Kryeprokurori i Shtetit dhe ish-kryetari i Gjykatës Supreme, gjatë gjithë jetës së tyre do të përfitojnë 70 për qind të pagës sa kanë qenë në detyrë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.