Të akuzuarit nga Gjykata Speciale, vjen lajmi më i mirë dhe i papritur për ta
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbrojtjen e qytetarëve, që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike dhe financiare.
Propozimi është bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se Qeveria ka shpreh gatishmëri për mbrojtjen e qytetarëve, që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara.
“Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë, për mbrojtjen e qytetareve tanë, që mund të jenë subjekt i akuzave nga Dhomat e Specializuara. Dhe për këtë ka marrë një vendim që të ndaj mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për këtë mbrojtje. Mbrojtja do të fokusohet në dy aspekte të ndryshme juridike si këshilla dhe mbrojtje pranë këtyre dhomave. Qeveria vlerëson lartë bashkëpunimin me dhomat e specializuara, mu për këtë ka bërë ndryshimet ligjore të nevojshme vetëm e vetëm për të zbardhur pretendimet e ngritura nga raporti i asamblesë i këshillit të Evropës të miratuar në janar 2011.
Duke marrë parasysh që veprimet e tilla, mund të jenë të dëmshme për të drejtat e njeriut pra të drejtat e qytetarëve të republikës së Kosovës, mund të jenë të ndikuara nga propaganda nga vende tjera dhe mund të ndikoj në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend, duhet marrë veprimi për mbrojtjen e qytetarà «ve në mënyrë që gjykimet e tyre të jenë fer, të drejta, të paanshme dhe mos të ndikojë në reputacionin mbi të gjitha të republikës së Kosovës.. Konsideroj që Republika e Kosovës, nuk do ta lë këtë në momentin e fundit që të marrë veprim. Sepse tani për tani gjithçka është gati dhe nuk e dimë kur ndodh. Mirëpo ne në aspektin juridik duhet të jemi të gatshëm nga tani e tutje”, tha ministri i Drejtësisë.
Tahiri po ashtu propozoi edhe komisionin, i cili do të merret me këtë çështje, që do të merret me mbrojtjen e këtyre personave.
Komisionin do ta kryesojë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa anëtarë të komisionit do të jenë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike si dhe kryetari i Komisionit Rregullativ i prokurimit publik.