Takohen Milaim Zeka dhe Berat Buzhala,çfare po pergadisin?!

  30 Oct 2017

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dhënë leje deputetit të Nismës, Milaim Zeka, që të marrë pjesë në seanca të Kuvendit të Kosovës dhe komisione parlamentare, ndërkohë ndaj tij është ngarkuar masa e arrestit shtëpiak, pas arrestimit nën dyshimet për përfshirje në një skandal me viza punësimi në Gjermani.

Veriu.info ka siguruar një fotografi ku deputetit Milaim Zeka, duke komunikuar me gazetarin dhe ish deputetin Berat Buzhala, e cila është bërë të enjten gjatë kohës sa ishte ai duke shkuar në seancë.

Nuk dihet se çka ka biseduar me Berat Buzhalën, sikurse nuk është e qartë se me rastin e bashkëbisedimit me Buzhalën a e ka shkelur urdhërin e gjykatës për mos komunikim me personat e tjerë.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.