fbpx

TAKIMI THAÇI, HARADINAJ, LIMAJ – I PËRZËNË GAZETARËT

  22 Dec 2017

Gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga hapësira para zyrës së presidentit Hashim Thaçi ku po mbahet takimi ndërmjet presidentit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Largimi e gazetarëve e kanë bërë sigurimi i Kuvendit të Kosovës, duke thënë se më nuk kanë pse të qëndrojnë brenda.

Kryesia e Kuvendit ka dështuar në marrjen e vendimit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pasi as në mbledhjen e dytë gjatë natës së sotme, nuk pati kuorum.

Aktualisht kryeministri, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.