fbpx
Sylë Tahirasaj tregon se a do të bie nesër borë në Kosovë

Sylë Tahirasaj tregon se a do të bie nesër borë në Kosovë

  11 Mar 2019

Eksperti i meterologjisë, njëherish edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj ka folur për temperaturat që do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë ditëve të javës.

Në një prononcim, Tahirsylaj ka thënë se ditën e nesërme pritet të ketë reshje atmosferike të shiut dhe të borës.

Reshjet e borës, sipas Tahirsylajt do të jenë të pranishme më shumë në viset malore.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ulët të shtypjes atmosferike dhe si rrjedhojë moti do të jetë me reshje shiu dhe reshje bore në vendet kodrinore-malore. Gjatë ditës së nesërme, temperaturat do të ulen dukshëm ku minimalja do të shkojë deri në -3 gradë celcius ndërsa maksimalja deri në 5 gradë celcius”, ka thënë Tahirsylaj.

Tutje, Tahirsylaj ka thënë se kjo gjendje atmosferike përafërsisht do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Reshje shiu nuk do të ketë ditën e mërkurë, kurse shiu do të kthehet në ditën e enjte përsëri. Ja vlen të theksohet se këto reshje do të kenë rëndësi të veçantë për plotësimin e kushteve hibrike të tokës dhe efekti i tyre pozitiv është edhe për përgatitjen e mbjelljeve pranverore, pasi që në vendin tonë nuk kemi pasur të reshura intensive të shiut në tri javët e fundit”, ka thënë ai.

Tahirsylaj ka thënë se në ditët në vijim do të ketë edhe erë nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Sipas tij, vendi ynë do të përballet me reshje atmosferike edhe javën e ardhshme