Surroi kërkon nga serbët dhe pakicat tjera që ta shpëtojnë sonte Kosovën

  22 Dec 2017

Shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë për të cilën ambasadorët e shteteve mike thanë se e shkatërron Kosovën, publicisti Veton Surroi, kërkon që përveç opozitës, edhe partitë e komuniteteve pakicë të bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se manovrat që po bëhen sonte shkojnë në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës, përcjell gazetametro.net.

“Partitë opozitare dhe ato të komuniteteve pakicë nuk duhet të marrin pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e “Gjykatës speciale”. Manovrat që bëhen sonte shkojnë në kundërshtim me interesin e shtetit , të shumicës shqiptare dhe të komuniteteve pakicë”, ka shkruar Surroi.

Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht partitë e pozitës, kanë thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të dërguar në Qeveri këtë nismë ligjore, e cila do të nxirrte një ligj të ri, i cili do të dërgohej në Kuvend për miratim, e nëse do të kalonte, do të bënte shfuqizimin e ligjit aktual në fuqi për Gjykatën Speciale.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.