Superylli i NBA-së vjen në Kosovë

  24 Nov 2017

Mbrëmë në Kosovë ka arritur legjenda e basketbollit lituanez dhe ish-ylli i NBA-së, Arvydas Sabonis,.

Ai ka ardhur në cilësinë e presidentit të Federatës së Basketbollit të Lituanisë, pasi që përfaqësuesja e tij luan sonte si mysafir i përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Sabonis kishte kaluar shtatë vjet në NBA, në vitet 1995-2001, duke luajtur për Portland Trail Blazers në kohën kur skenën e NBA-së e mrekullonin yje si Michael Jordan, Karl Malone, e Shaquile O’Neal.

Qendrës lituaneze tani i luan i biri, Domantas Sabonis, në ligën më të fortë në botë, por për dallim nga i ati, Domantas luan për Indiana Pacers.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.