Sulmuesi i Gjilanit , gol alla Perisic

Njeri nga lojtaret me te preferuar te tifozerise gjilanase Isa Eminhazeri ne ndeshjen e pare ndaj KF Beses ka shenuar nje super gol me koke ne stilin e kroatit Ivan Perisic.

Ky nuk eshte goli i pare spektakular i Eminhazerit ku dihet qe sezonin e kaluar shenoi nje penallti me panenka ne stili Totti kunder Kampionit aktual te Kosoves KF Trepca 89.

Eminhazeri fitoi titullin kampion me Ferronikelin ndersa u paraqit denjesisht per shume vite ne superligen shqiptare me skudren e Pogradecit dhe Teutes se Durresit ku me kete te fundit luajti edhe ne Europa League.