Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është hospitalizuar pasi i kishte rënë të fikët gjatë miqësores së kombëtares së tij Argjentinës me Nigerinë.
Ai kishte humbur vetëdijen në mes të pjesëve në humbjen 4 me 2 nga Nigeria.
Menjëherë pas këtij rasti, sipas SkySports, futbollisti është dërguar në spital.
Aguero realizoi golin e dytë për Argjentinën duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e kombëtares argjentinase.