Zyrat e “Zjarr TV” janë sulmuar dhe vandalizuar nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij sulmi si dhe për të identifikuar autorët.
Nga pamjet e publikuara nga vetë televizioni mund të shohim qartë se është dëmtuar pjesa e jashtme e derës, por që nuk dihen detaje të tjera nëse është vjedhur ndonjë pajisje e rëndësishme apo dëme që mund të jenë shkaktuar si pasojë e këtij vandalizimi.
“Zjarr TV” është televizioni që disa kohë më parë bëri bujë falë mënyrës së prezantimit të lajmeve nga spikeret që pranonin të bëheshin pjesë e tij, ‘duke ekspozuar në mënyrën masive gjoksin.
Fama e televizionit për shkak të mënyrës së veçantë të prezantimit, mbërriti deri në Amerikë.