Gazetari i KALLXO.com Taulant Osmani është kërcënuar sot teksa po ndiqte një protestë të shoqërisë civile në Gjilan.
Taulant Osmani, gazetari i KALLXO.com është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.
Gazetari Osmani tha se ishte duke e incizuar një debat mes personave që po protestonin kundër zhvendosjes dhe atyre që ishin pro saj, kur njëri nga të përfshirët në debat e kërcënoi pse po incizonte, ndërsa dy të tjerë tentuan ta sulmonin dhe t’ia merrnin telefonin.
“Unë si gazetar për të paraqitur atë se qytetarët janë të ndarë sa i përket kësaj problematike, filloj të incizoj debatin nes tyre, dhe personi në fjalë reagon ashpër, më vërsulet me fjalet pse po xhiron. Ne atë moment kanë ndërhy edhe dy persona të tjerë të cilët më kanë shtyrë, sha e duke ma kapur telefonin”, tha Taulant Osmani.
Theme : Good News Lite