fbpx

Sulmohet Kallashi

  11 Oct 2017

Si shumë personazhe të tjerë të botës së showbiz-it, edhe kërcimtarja e club-eve Donjeta Kosumi, e njohur nga të gjithë me nofkën Kallashi, është bërë pre e një sulmi kibernetik.

Kallashi ka bërë të ditur se ajo nuk ka më akses në llogarinë e saj në Instagram.

Sipas saj faqja është sulmuar nga hacker-të të cilët ose e kanë mbyllur, ose e kanë tjetërsuar atë.

Kërcimtarja duket se i ka humbur shpresat për të rimarrë aksesin e profilit të saj ndaj ka hapur një tjetër profil, ku pritet të vijojë me postimin e fotove provokuese.

Vetëm pak kohë më parë, Kallashi bëri të ditur se me përfundimin e kontratës në club-i ku punonte, ajo do të tërhiqet për disa kohë nga kërcimi.