Sulltani në Novi Pazar, ja si e presin muslimanët

  12 Oct 2017

E kuptuam tani se serbët dinë të mirëpresin atë prej të cilit kanë interes, por atë që duhet ta kuptojmë është se ne nuk dimë të presim mirë as miqtë më të përzemërt.

Me sa suket politikanëve ju mbeti shumë hatri se Erdogan nuk e ngriti cështjen e Kosovës gjatë vizitës së tij në Serbi, por janë pikërisht muslimanët e Novi Pazarit ata qe dinë më mirë se askush tjetër të presin një mik të përbashkët të muslimanëve: Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Përkundër kritikave që i mveshen, deklaratave që keqinterpretohen, fryhen dhe shpërfaqen në mënyrë të pabarabartë, dicka është e qartë: emri i tij është emëruesi i përbashkët i unitetit të muslimanëve në mbarë botën.

Ashtu ju gëzuan vizitës së tij muslimanët e harruar të Novi Pazarit, të cilët përbejnë gati 90% të popullsisë së qytetit perendimor serb.

Pamjet janë te mrekullueshme. Keshtu mund të gezohet vetëm vëllau për vëllanë. Ndërsa ne, në vend se te ngrisim retorika te metejshme te urrejtjes, lidhur me sulltanin e perandorisë së lavdishme, duhet ta shohim viziten e tij si një rast të mirë për pakicën muslimane në Novi Pazar. Shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët e Novi Pazarit mund ti bashkojë një fe, por mos të harrojmë se i kemi edhe fqinj!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.