fbpx

STRATEGJIA E BASHKËSHORTES SË MICHAEL SCHUMACHER, PËR TA MBAJTUR PILOTIN NË JETË

  29 Dec 2017

STRATEGJIA E BASHKËSHORTES SË MICHAEL SCHUMACHER, PËR TA MBAJTUR PILOTIN NË JETË

Në 29 dhjetor të vitit 2013 Michael Schumacher pësoi një aksident në Alpet franceze ku edhe sot mbahet në gjendje vegjetative falë përpjekjeve të mjekëve, përparimeve të shkencës dhe sakrificës së familjes.

Ky aksident çoi në hospitalizimin e tij në një spital shumë kompleks dhe sot e kësaj dite vazhdon në shtëpinë që ka familja në brigjet e liqenit të Gjenevës, në Zvicër.

Me vendim të bashkëshortes, Corinna Betsch e kanë vendosur në një dhomë të shtëpisë, ku mbikqyret nga një ekip mjekësh të përbërë nga 15 persona që drejtohen nga profesor Richard Frackowiak. Të gjitha këto shpenzime kushtojnë dhe është familja që menaxhon të gjitha paratë e fituara nga ish piloti gjatë kohës kur ishte sportist.

Që kur Schumacher pësoi aksidentin shumë sponsor janë tërhequr nga mbështetja e tyre dhe gjithçka është kthyer përmbys. Sipas Daily Mirror në vitin 2015 trajtimi në shtëpi kushtonte 165 mijë dollarë në javë dhe janë shpenzuar më shumë se 26 milionë dollarë. Kështu që Corinna Betsch filloi të shiste disa pasuri të familjes.

Një nga shitjet më të bujshme ishte shtëpiza që kishin në Norvegji, pak kilometra nga Osloja. Terreni kishte sipërfaqe prej 645 m², kishte spa, palestër, garazh për 7 makina dhe akses direkt për tek pista e skive. Kjo shtëpi u shit në vitin 2015 për 2.5 milionë euro.