fbpx

Stilet me te mira te flokeve per fytyra rrethore ( foto )

  21 Sep 2017

A jeni duke pasur problem ta gjeni stilin e përsosur të flokëve që i përshtatet formës së fytyrës tuaj?

Faktikisht, flokët janë pjesa më e rëndësishme e pamjes fizike të një gruaje (por edhe të meshkujve), prandaj atyre u duhet kushtuar kujdes i veçantë.

Përderisa pastrimi i rregullt i flokëve është procedurë jo problematike, më problematike mbetet gjetja e një stili të flokëve që i përshtatet formës së fytyrës tuaj.

Kësisoj, duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë jua sjellë disa stile të bukura të flokëve, të cilat më së miri u përshtaten vajzave me formë rrethore të fytyrës.