fbpx

Stadiumi i Kosovës në Drenas apo Bernicë? Befason Fadil Vokrri

  29 Oct 2017

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka zbuluar se FFK-ja nuk është në dijeni për ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit të Kosovës, por kjo nuk e preokupon shumë aq sa është i brengosur me punimet që po bëhen në stadiumin e Prishtinës.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve kohë më parë kishte përcaktuar lokacion Bërnicën e Poshtme, që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh për ndërtimin e një stadiumi Olimpik.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë pjesëmarrjes në konferencën e tetë të kryetarëve të Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Budapest, tha se Kosova do të ndërtojë Stadiumin Olimpik në Drenas.