Kryetari aktual dhe kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në tubimin e Lëvizjes Vetënvendosje në Prishtinë, është hedhur sprej lotsjellës.
Por sipas Ahmetit, as kjo nuk e ka ndalur entuziazmin e turmës.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Ahmetit:
Sonte patëm një tubim madhështor në Shkollen Zenel Hajdini. Salla nuk zinte më shumë njerëz.
Dikush tentoi që me pepper sprej me e prish tubimin por kjo vec e entuziazmoi edhe më shumë qytetaret të cilët për 15 minuta nuk e ndalen së brohorituri.
Era e vetme që kundërmonte ishte e bllokuesve dhe shantazhuesve që po i pengon rritja e LVV.
Por si edhe gjatë katër viteve të fundit nuk munden të na ndalin. 22 tetor, numri 10! Fitoreeeee.