Sport pa politikë? Kampioni përkrah fushatën e kësaj partie (FOTO)

  16 Nov 2017

Sporti dhe politika janë dy gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Mirëpo, në Kosovë kjo bën përjashtim, pasi sporti pa politikë nuk ia del dot.

Rasti më konkret është te kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ’89. Pjesa dërmuese e futbollistëve, madje edhe stafi teknik dhe kryetari i klubit, Abedin Zeka janë parë sot në fushatën elektorale të PDK-së në Mitrovicë, shkruan Gazetasheshi.com.

Madje, sikur nuk ka mjaftuar kjo, pasi futbollistët kanë shkuar me rekuizita të klubit.

Fjalimet e zyrtarëve të kësaj partie përcilleshin me ovacione nga futbollistët e 89-shit, të cilët pas dy ditësh do të luajnë ndaj Vllaznisë së Pozheranit.