Spahiu: Ata që mendojnë se KFOR-i do ta zgjidhë problemin e Veriut të Kosovës e kanë gabim

Spahiu: Ata që mendojnë se KFOR-i do ta zgjidhë problemin e Veriut të Kosovës e kanë gabim

  21 Aug 2022

Opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka folur për situatën në veri të vendit, ku tashmë trupat ushtarake të KFOR-it janë parë më shpesh në ato pjesë të Kosovës.

Spahiu që vjen nga Mitrovica, ka thënë se kushdo që menon se KFOR-i mund të zgjidh problemet në veri të vendit, e ka gabim.

Ai thotë se këtë punë duhet ta bëjë Policia e Kosovës.

“Të gjithë ata që mendojnë se KFOR-i do ta zgjidhë problemin e Veriut të Kosovës e kanë gabim. KFOR-i e zgjidhë vetëm një segment të këtij problemi – atë më të rëndësishmin – problemin ushtarak. Këtë problem KFOR-i e ka zgjidhur që 23 vite. Problemet policore me bandat e Vuçiqit duhet t’i zgjidhë policia e Kosovës. Problemet politike me Veriun duhet t’i zgjidhin institucionet politike të Kosovës. Secili ka hisen e vet të problemit e të zgjidhjes.”, ka shkruar ai në Facebook.

Spahiu edhe në një intervistë për Nacionale, kishte kritikuar Policinë e Kosovës për aksionin e bërë me 31 korrik në veri.